Mickoski: Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin, të kthehet dhe të përballet me drejtësinë

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:14

Mickoski: Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin, të kthehet dhe të përballet me drejtësinë

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë intervistës së tij në lajmet e Alsat, i pyetur se kur do të kthehet Artan Grubi në Maqedoni, theksoi se Ali Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin dhe e këshilloi atë të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë.   

“Kur do të kthehet Grubi, nuk e di, nga sa arrita ta dëgjoj Mexhitin, ai tha se Ahmeti ka komunikim të rregullt me Grubin dhe ndoshta ai duhet të japë një përgjigje se kur do të kthehet. Unë do të dëshiroja që ai të kthehej që sot, sepse mënyra e vetme për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve është të jetë këtu i pranishëm dhe të japë përgjigje,” theksoi kryeministri Mickoski.   

Lidhur me deklaratat e bëra disa muaj më parë për një përpjekje për destabilizim të vendit nga BDI dhe pse tani nuk ka më deklarata të tilla, Mickoski tha se një përpjekje për destabilizim nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ketë sukses dhe se vendi është më stabil se kurrë më parë.  

“Përpjekja për destabilizim nuk do të thotë se do të kenë sukses apo se ne do të jemi një shtet jostabil. Siç e shihni, për nëntë muaj jo vetëm që jemi një shtet stabil, por edhe në planin ndërkombëtar po krijojmë miqësi dhe aleanca të tilla që nuk janë parë kurrë më parë në Maqedoninë e pavarur,” theksoi kryeministri Mickoski.  

Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me BDI-në, kryeministri Mickoski tha se është i kënaqur me bashkëpunimin me koalicionin VLEN dhe se marrëdhëniet brenda koalicionit qeveritar janë kohezive dhe të forta, ndërsa qëllimi i koalicionit është një e ardhme më e mirë për qytetarët dhe shtetin.   

“Kështu po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë,” theksoi kryeministri Mickoski.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?