Shtyrjen e pensionimit për gjykatësit dhe prokurorët – Pro et Contra
Në Maqedoninë e Veriut, mosha e pensionimit sipas Ligjit për marrëdhënie pune është 64 vjeç për burrat dhe 62 vjeç për grat dhe minimum 15vjet stazh pune. Megjithate kohen e fundit ka propozim për ritjen e moshes për pensionim gjegjesisht vazhdimin e funksionit për gjykatës dhe prokuror edhe pas plotësimit të moshës së përcaktuar për pension.
Shtyrja e pensionimit edhe për tre vjet do të mund të bëhet me kërkesë të personit deri te institucioni kompetent.Pavarësisht këtyre ndryshimeve të mundshme, sistemi gjyqësor përballet me sfida të vazhdueshme, përfshirë mungesën e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit. Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, e themeluar për të trajnuar profesionistë të rinjë në fushën e drejtësisë,por e njejta ka pësuar vonesa në zbatimin e procedurave si rezultat i skandaleve shumë të rënda në funksionimin e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë për persona të caktuar të përzgjedhur dhe mënyrën se si kandidatët janë pranuar me teste që i nënshtrohen procedurës hetimore.
Vazhdimi i moshes për pension për gjykates dhe prokuror në Maqedonin e verut, mos dhenja hapsir e të rinjëve për tu inkuadruar ne sistemin e drejtësis, mos efikasiteti i akademis për gjykatës dhe prokuror në Maqedonin e veriut apsolutikisht nuk e arsyeton këtë propozim ligj dhe atë duke pasur per baze faktet me sa vijon:
Sipas një studimi të OSBE-së, ekziston një mungesë e besimit në gjyqësor, Ky problem është theksuar në disa rapotre ku identifikohen factor te ndryshem që ndikojn në përceptimin negative të qytetareve në sistemin e drejtesis , si arsye kryesore permenden korupsioni,ndikimi politik,zvaritja e proceseve gjyqesore ,mungesa e transperences dhe zbatimi i vendimeve.Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit për Maqedoninë e Veriut, ka shprehur shqetësime për mungesën e përparimit në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit. Raporti thekson nevojën për reforma të thella për të përmirësuar pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.
Nëse kjo situate faktike që ndodhet në gjygjesor dhe të gjitha këto raporte të lartëpërmendura nga organizatat relevante ndërkombëtare kan medim negative pikerisht nga ky gjygjsor atëher propozimi për të zgjatur moshën e pensionimit për gjykatësit dhe prokurorët në Maqedoninë e Veriut është një çështje që duhet analizuar nga disa këndvështrime. Në teori mund të argumentohet se përvoja e gjykatësve dhe prokurorëve më të moshuar është e ’’vlefshme’’ për sistemin gjyqësor, sidomos në një vend ku mungesa e kuadrove të kualifikuara mund të jetë problem deklarativ e jo real.
Megjithatë duke marrë parasysh se sistemi gjyqësor në Maqedoni është shpesh kritikuar për mungesë të besueshmërisë, efikasitetit dhe integritetit, ky propozim mund të përceptohet si një mënyrë për të ruajtur status quo-në dhe për të shmangur ndryshimet e nevojshme duke i futur në këtë sistem të jurispodencës gjeneratat e reja .
Nëse gjyqësori dhe prokuroria kanë humbur besimin e qytetarëve, një reformë e thellë është më se e arsyeshme sesa një zgjatje e mandatit të atyre që kanë qenë pjesë e problemit. Përpara se të miratohet një ligj i tillë, duhet të bëhet një vlerësim i performancës së sistemit gjyqësor dhe të merren masa për përmirësimin e tij, siç janë: forcimi i pavarësisë së drejtësisë, procesi i vetting-ut dhe sigurimi që gjykatësit dhe prokurorët punojnë në interes të drejtësisë, e jo të interesave të ngushta politike apo personale.Një propozim për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve me 50% nga Akademia për gjykates dhe prokuror publik dhe 50% nga burime të tjera mund të jet një zgjidhje ideale për momentin.Para se të formohej Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë , zgjedhja e gjykatësve dhe prokurorëve në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë në Evropë poashtu edhe në Maqedonin e veriut bazohej në kritere tradicionale dhe procedura të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet përkatëse. Këto procedura përfshinin:
Kualifikimet arsimore dhe përvoja – Kandidatët për gjykatës dhe prokurorë zakonisht duhet të kishin diplomë juridike, të kishin kaluar provimin e jurisprudencës dhe të kishin një periudhë të caktuar përvoje profesionale si avokatë, ndihmës-gjykatës, këshilltarë ligjorë ose në pozita të tjera juridike.
Procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes – Kandidatët i nënshtroheshin një vlerësimi nga organet përkatëse, si këshilli i gjyqësorit ose këshilli i prokurorisë. Ky vlerësim mund të përfshinte intervista, analiza të përvojës së tyre dhe ndonjëherë teste me shkrim për të vlerësuar njohuritë dhe perovojat e tyre juridike.
Periudha e provës ose stazhit – Në disa vende, kandidatët kalonin një periudhë prove ose stazhi nën mbikëqyrje para se të konfirmoheshin si gjykatës ose prokurorë të rregullt ku i njejti duhet dëshmuar aftësit e tij , në ushtrimin e detyrës si gjykatës apo prokuror.Kjo është një zgjidhje ideale për momentin për te tejkaluar këtë ngërç në gjygjësor dhe prokurori në Republikën e Maqedonis së veriut dhe inkuadrimi i gjeneratave te reja ne sistem.
Jurist i diplomuar Mr.Nusret Demiri
Gostivar
















