Me rritjen e temperaturave, ka rënë numri i të prekurve nga gripi

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 22:31

Me rritjen e temperaturave, ka rënë  numri i të prekurve nga gripi

Me përmirësimin e temperaturave, ka rënë edhe numri i të prekurve nga gripi. Megjithatë mjekët thonë se ka pasur pacientë tek të cilët kanë trajtuar pasojat nga gripi. Mjekja Safjana Bellçishtha thotë se pasojat mund të jenë të mëdha dhe me komplikime.

“Nëse nuk është trajtuar pacienti si duhet me gripin, nuk është marrë në kohë terapia e duhur, tek ata kemi komplikime të cilat shkojnë në ndezjen e mushkërive, marrin ndezje si pneumoni virusale, marrin ndezje të veshkave, sëmundje kardiovaskulare, mund të merret ndezje në vet mbështjellësin e zemrës tek ata pacientë. Kemi ndezje të nyjave tek pacientët, si artrite mund të paraqiten, si formë të reumës mund të paraqitet, prandaj shumë është me rëndësi të niset trajtimi i këtyre viruseve në kohë”, tha Safjane Bellçishta, mjeke amë.

Bellçishta gjithashtu tha se tek fëmijët gripi ka ndikuar në ndezje virusale të apendiksit, apo e njohur në popullatë si “zorra e verbër”.

“Situatë të re të gripit nuk kemi, por shohim se mbas gripit, tek fëmijët është prekur apendiksi. I kemi dërguar disa raste tek Klinika e Fëmijëve dhe në Klinikën e Fëmijëve të Kirurgjisë, dhe është konstatuar ndezje virusale e apendiksit te fëmijët. Ky është rasti më i ri këto ditët e fundit”, theksoi Safjane Bellçishta, mjeke amë.

Sipas të dhënave të fundit të Instituti të Shëndetit Publik, javën e fundit ka nisur të bie numri i të prekurve të gripit, dhe është tejkaluar piku i gripit. Ndërsa që nga fillimi i sezonit të gripit e deri më tani mbi 19 mijë persona janë prekur nga gripi apo sëmundje të ngjashme me gripin.

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 22:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?