Taravari: VLEN nuk do të funksionojë kurrë si parti e përbashkët, ishte projekt i paqëndrueshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 23:41

Taravari: VLEN nuk do të funksionojë kurrë si parti e përbashkët, ishte projekt i paqëndrueshëm

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vlerësuar se VLEN është një projekt politik i paqëndrueshëm, i cili, sipas tij, nuk mund të funksionojë si subjekt i vetëm politik.

Në një intervistë për TV21, në emisionin “Click Plus”, Taravari tha se këtë qëndrim e ka shprehur që në fillim, madje edhe në bisedat me miq dhe përfaqësues të faktorit ndërkombëtar.

“Unë e kam thënë moti, edhe pse disa nuk e marrin seriozisht. E kam biseduar me miq dhe me faktorin ndërkombëtar. VLEN është projekt politik i paqëndrueshëm. Është projekt i cili nuk funksionon. Kurrë nuk do të funksionojë si parti e përbashkët”, deklaroi Taravari.

Takimi me Fatmir Limanin: I jam mirënjohës për mbështetjen

Duke folur për raportet me Fatmir Limanin dhe takimet mes tyre, Taravari rikujtoi se ata ishin takuar gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021, kur Limani i kishte dhënë mbështetje në garën kundër Nevzat Bejtës.

Taravari tha se nuk e di nëse mbështetja e Limanit kishte ndikuar me pesë apo me 1.500 vota, por theksoi se e vlerëson gjestin e tij.

Ai u shpreh mirënjohës për dorën e shtrirë dhe mbështetjen e dhënë në atë periudhë.

Taravari zbulon planin fillestar për bashkimin e partive në VLEN

Taravari foli edhe për mënyrën se si ishte konceptuar fillimisht bashkimi politik që më vonë mori emrin VLEN. Sipas tij, ideja fillestare ishte krijimi i dy blloqeve politike: në njërën anë bashkimi i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa në anën tjetër bashkimi i Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit me Alternativën e Afrim Gashit.

Plani i dytë, sipas Taravarit, ishte që këto dy blloqe më pas të bashkoheshin në një subjekt të vetëm politik.

Megjithatë, ai tha se zhvillimet ndryshuan pas kongresit të Aleancës për Shqiptarët. Sipas tij, në atë periudhë ASH-ja, e vetme, në anketa kishte arritur të kishte mbështetje më shumë se gjysma e VLEN-it.

Deklaratat e Taravarit vijnë në një periudhë kur ai vazhdon të kontestojë funksionimin e VLEN-it si subjekt i përbashkët politik, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e këtij bashkimi.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka komentuar ndarjen e aktiviteteve të krerëve të Shqipërisë dhe Kosovës gjatë shënimit të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Manastir.

I ftuar në emisionin „Click Plus“, Taravari foli për praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në manifestimin qendror të mbajtur gjatë ditës, si dhe për pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në aktivitetin e organizuar në mbrëmje.

Ai shprehu keqardhje që dy liderët shqiptarë nuk u panë së bashku në manifestimet kushtuar kësaj date me rëndësi historike dhe kombëtare.

„Fatkeqësisht, edhe mua më ra shumë keq në sy që dje zotëri Rama dhe zotëri Kurti nuk ishin së bashku në të gjitha manifestimet që u shënuan në Manastir. Por, kështu janë politikat në pesë-gjashtë vitet e fundit“, deklaroi Taravari.

Me këtë deklaratë, kreu i ASH-së vuri në pah mungesën e një paraqitjeje të përbashkët të dy kryeministrave në një përvjetor që shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kulturore dhe kombëtare shqiptare.

Taravari i mbyll derën rikthimit në Qeveri: „Vazhdojmë të jemi opozitë“

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të partisë së tij në Qeveri para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në një intervistë të paralajmëruar për emisionin „Click Plus“ në TV21, Taravari u pyet edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe mundësinë e afrimit të sërishëm mes tyre.

Ai theksoi se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë armiqësi, por pranoi se marrëdhëniet nuk mund të cilësohen as si miqësi e afërt.

„Nuk kemi pasur asnjëherë armiqësi, por nuk mund të them se kemi ndonjë miqësi të afërt. Kemi pasur bashkëpunim relativisht të mirë në periudhën e kaluar, por që nga momenti kur jemi në opozitë, vazhdojmë të jemi opozitë“, deklaroi Taravari.

Ndërkaq, lidhur me zërat për një rikthim të mundshëm të ASH-së në shumicën qeveritare, kreu i partisë ishte kategorik në përgjigjen e tij, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta.

„Jo, kjo është definitivisht e pavërtetë. Ne mund të kthehemi në Qeveri vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare“, theksoi Taravari.

Intervista e plotë me kryetarin e ASH-së do të transmetohet në emisionin „Click Plus“ në TV21, duke filluar nga ora 21:30.

A do të tërhiqet Taravari nga drejtimi i ASH-së? „E kam menduar, por kryesia më mbështet“

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, nuk e përjashton mundësinë e largimit nga drejtimi i partisë, duke pranuar se e ka shqyrtuar një opsion të tillë. Megjithatë, ai bëri të ditur se drejtuesit e Kryesisë së ngushtë janë në favor që ai të vazhdojë ta udhëheqë partinë.

Duke folur në emisionin „Click Plus“, Taravari tha se nuk ka pasur dilema brenda partisë lidhur me vazhdimin e drejtimit të tij, por se pikëpyetjet kanë ardhur nga vetë ai. Sipas tij, një politikan duhet të ketë edhe një kufi kohor të angazhimit aktiv në politikë.

„Nuk ka pasur dyshime brenda partisë nëse duhet ta drejtoj unë apo jo, por ka pasur dyshime dhe dilema te unë. Këtë çështje e kam hapur në Kryesinë e ngushtë të partisë“, deklaroi Taravari.

I pyetur nëse kjo nënkupton se nuk është i sigurt për vazhdimin e mandatit, ai theksoi se bëhet fjalë për një bindje personale mbi kohëzgjatjen e angazhimit politik.

„Nuk është se nuk jam i sigurt, por mendoj se çdo politikan ka një afat gjatë të cilit duhet të jetë aktiv. Këtë e kam thënë edhe publikisht: 10 vjet janë të mjaftueshme për një politikan“, u shpreh ai.

Taravari zbuloi se deri më tani nuk ka ndonjë kundërkandidat për postin e kryetarit të ASH-së, por tha se nuk do ta shihte si problem nëse do të kishte kandidatura të tjera. Ai madje përmendi edhe mundësinë e një kandidati konsensual, në rast se vendos të mos garojë për një mandat tjetër.

„Me sa shoh, nuk kam kundërkandidat, por edhe nëse del dikush, është mirë. Unë mendoj edhe për opsionin B: nëse nuk kandidoj, mendoj se duhet të kemi një person konsensual, të cilin duhet ta përkrahim të gjithë. Ky është shqetësimi im kryesor“, tha Taravari.

Ai vlerësoi se largimi i tij vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve mund të ndikojë negativisht në organizimin dhe mobilizimin e partisë. Sipas tij, një kryetar i ri do të kishte nevojë për kohë për të konsoliduar strukturat dhe anëtarësinë.

„Nëse kemi zgjedhje pas gjashtë muajsh, nuk është mirë dhe as e shëndetshme për partinë që të tërhiqesh, sepse kjo mund të krijojë një lloj depresioni te anëtarësia. Kryetarit të ri do t’i duheshin një, dy apo tre vjet për ta konsoliduar anëtarësinë“, deklaroi Taravari.

Deklaratat e tij lënë të hapur çështjen e vazhdimit të drejtimit të ASH-së, ndërsa vetë Taravari duket se po shqyrton edhe mundësinë e një tranzicioni të organizuar në krye të partisë.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 23:41
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë