Sela në Kuvend: Agim Islami po mbush 18 vjet në burg, drejtësia vazhdon të jetë selektive

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 00:10

Sela në Kuvend: Agim Islami po mbush 18 vjet në burg, drejtësia vazhdon të jetë selektive

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, gjatë debatit parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, ka ngritur shqetësimet për rastin “Alfa” dhe atë të Rexhail Qerimit, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Sela theksoi se rruga drejt Bashkimit Evropian nuk duhet të shoqërohet me heshtje për rastet që, sipas tij, dëshmojnë padrejtësi ndaj qytetarëve dhe familjeve të tyre. Ai veçoi rastin e Agim Islamit, i cili, sipas tij, pas pak ditësh do të mbushë 18 vjet në burg, si dhe atë të Rexhail Qerimit, i cili ndërroi jetë pas 14 vitesh burgim.

Duke folur për rastin “Alfa”, Sela pretendoi se dëshmia kryesore mbi të cilën ishte mbështetur procesi gjyqësor i ishte nënshtruar ekspertizës ndërkombëtare, e cila, sipas tij, kishte dëshmuar pafajësinë e të akuzuarve. Megjithatë, ai ngriti shqetësimin se Agim Islami vazhdon të vuajë dënimin me burg.

“Edhe nja 5-6 ditë ose një javë, Agim Islami i bën 18 vjet. Nëse nuk e dini për cilin flas, i mbush 18 vite burg, është rasti ‘Alfa’. Rexhail Qerimi është i vdekur, pas 14 vitesh burg. Ka tre vite a më tepër kur dëshmia bazë, në emër të së cilës ata dëshmojnë se janë plotësisht të pafajshëm, i është nënshtruar ekspertizës ndërkombëtare dhe është dëshmuar se janë të pafajshëm për rastin ‘Alfa’. Sot e kësaj dite është në burg dhe ne merremi se sa gjykatës e prokurorë janë emëruar? 18 vite burg është njeriu, pa faj. T’i konkretizojmë gjërat, janë drama familjesh dhe njerëzish të afërt. Për këtë drejtësi po flasim ne?”, deklaroi Sela.

Sela: Vendimet merren edhe në bazë të përkatësisë etnike

Duke zgjeruar kritikat ndaj sistemit gjyqësor, Sela e cilësoi drejtësinë në vend si selektive, të politizuar dhe të etnizuar. Sipas tij, përkatësia etnike vazhdon të ndikojë në mënyrën se si trajtohen rastet dhe shqiptohen vendimet gjyqësore.

“Prandaj, ne mund të flasim edhe për ndryshimet kushtetuese, mirëpo drejtësia vazhdon të jetë selektive, e politizuar dhe e etnizuar, fatkeqësisht. Dënimet dhe vendimet merren në bazë të përkatësisë etnike që ke. Mund t’u hyjmë me radhë shumë e shumë lëndëve të tjera dhe kështu nuk shkojmë askund”, u shpreh ai.

Integrimi në BE, por jo duke heshtur për padrejtësitë

Sela ritheksoi se integrimi evropian mbetet përcaktim i tyre politik dhe se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentin kur Bashkimi Evropian po i kushton rëndësi zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, ai nënvizoi se përparimi drejt BE-së nuk duhet të bëhet duke anashkaluar rastet që ngrenë pikëpyetje për drejtësinë dhe të drejtat e qytetarëve.

“Natyrisht, përcaktimi ynë është që ne duhet të bëhemi sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian. Ne duhet ta shfrytëzojmë momentin kur Bashkimi Evropian e ka shumë të rëndësishme përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Unionit Evropian. Por jo duke mos folur edhe për atë që ndodh, jo që Bashkimi Evropian të jetë duke shkelur mbi kokat e njerëzve, qofshin ata edhe individë të veçantë, dhe pa marrë masa për të qenë të denjë për t’u ulur në këtë union që ne e quajmë të drejtë”, përfundoi Sela.

Gazeta Flaka

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 00:10
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë