Ramazani, “Rinia e Reçanit” në mbështetje të familjeve në nevojë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Mars, 2025 16:02

Ramazani, “Rinia e Reçanit” në mbështetje të familjeve në nevojë

Si çdo muaj të bekuar të Ramazanit, Shoqata Humanitare “Rinia e Reçanit” ka vijuar me aksione humanitare përgjatë muajt të agjërimit, shkruan Gostivari Sot.

Mesir Mersini nga shoqata “Rinia e Reçanit”, në prononcimin për portalin tonë tregon që edhe këtë vit, në përkujdesje të shoqatës janë deri 60 familje me status të rezikuar social.

”Janë gati 60 familje që vullnetarët e shoqatës kujdesen për furnizimin e tyre me produkte ushqimore dhe higjienike përgjatë muajt të Ramazanit. Aksionet tona janë të rregullta por për muajin e agjërimin shprehim kujdes më të madh që familjeve në nevojë të mos u mungojnë kushtet elementare për këto ditë agjërimi”, thotë Mersini për Gostivari Sot.

Aktivistët e shoqatës vazhdimisht ndodhen në teren dhe kujdesen për familjet që janë nën kujdesin e tyre.

Aktivitetet e shoqatës vijojnë përgjatë 12 muajve të vitit. Shoqata humanitare “Rinia e Reçanit”, ndërmjetëson mes njerëzve human dhe njerëzve në nevojë. Përmes fittrave, zeqatit dhe sadakasë nga njerëzit e vullnetit të mirë, sigurohen pakot që shpërndahen tek familjet në nevojë. 

Shoqata humanitare “Rinia e Reçanit”, funksiomon tash e disa vite. Është krijuar një grup vullnetarësh që me vullnetin e tyre të mirë janë duke bërë një punë të mrekullueshme në ndihmë të familjeve nevojtare.

Këto ditë të Ramazanit, përskaj shpërndarrjes së pakove humanitare, janë duke grumbulluar ndihma nga njerëzit dashamirë dhe human, ndërkohë që vijon grumbullimi i zeqatit dhe fitrave nga ana e besimtarëve. Gostivari Sot

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Mars, 2025 16:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.