Mickoski: Me skandalin e mazutit të dëmshëm është rrezikuar jeta e qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2025 15:08

Mickoski: Me skandalin e mazutit të dëmshëm është rrezikuar jeta e qytetarëve

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të ketë përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë në rastin me furnizimin me mazut të dëmshëm, shkruan Alsat.

Mickoski tha se nuk do të komentojë vendimin e gjykatës, por nënvizoi se këta persona janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe kanë rrezikuar jetën e tyre duke e shkelur të drejtën për jetë, e cila është e garantuar me Kushtetutë.

“Të presim të përfundojë hetimi dhe pasi të përfundojë mund të komentojmë se cilat janë dyshimet e bazuara për te cilat këto persona do të akuzohen. Deri atëherë do të mbetemi në atë që MPB dhe Byroja për Siguri Publike e transmetuan në opinion. 16:20 Besimi në gjykatë është i tillë si është, unë këtu nuk kam çfarë të shtoj, secili që ka gabuar para ligjit do të përgjigjet, pavarësisht se për kënd bëhet fjalë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti thotë se hetimi do të shkojë deri në fund, jo vetëm pse është dëmtuar buxheti i shtetit por para se gjithash është dëmtuar shëndeti i qytetarëve.

Sipas tij do të hetohen të gjitha rastet ku ka pasur furnizime të tilla dhe do të ketë përgjegjësi ligjore.

“Edhe njëherë dëshmohet se nuk kompromis me korrupsionin sidomos në këtë rast ku nuk është dëmtuar vetëm buxheti por është dëmtuar edhe shëndeti i qytetarëve. Kjo do të thotë se është dyfish i rëndësishëm. Është një luftë kundër korrupsionit pa etiketime etnike, ideologjike etj. Askush nuk është mbi ligjit. Do të shkohet deri në fund për këtë çështje. Është dëmtuar buxheti i shtetit por edhe shëndeti i qytetarëve”, theksoi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.

Ndërkohë BDI dhe LSDM vazhdojnë të heshtin për skandalin, në të cilin janë të përfshirë edhe ish zyrtarë të tyre.

Ish pushtetarët nuk thanë asnjë fjalë as për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, me të cilin është dëmtuar buxheti i shtetit për 167 milion euro dhe as për vendimin e gjykatës që caktoi masa të ndryshme për më shumë persona të përfshirë në këtë rast. Flaka Media

Lexo edhe: Asmir Jahoski del nga paraburgimi!

278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2025 15:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?