Bekim Fetai, Rektor i ri i Universitetit “Nënë Tereza”

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2025 15:31 Përditësuar

Bekim Fetai, Rektor i ri i Universitetit “Nënë Tereza”

Prorektori i deritanishëm i Universitetit Nëna Terezë do të jetë rektori i ri i këtij universiteti në Shkup. Fetai ka fituar me votat e profesorëve karshi kundërkandidatit Blerim Saiti, profesor i Edukatës Fizike po në këtë universitet. Prof.dr. Bekim Fetai ligjëron lëndën e Informatikës në UNT, ndërkohë që ka ushtruar dhe detyrën e Prorektorit për Shkencë dhe Hulumtime, shkruan gazeta KOHA.

Doktoraturën në Shkenca Kompjuterike e ka mbaruar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Teknologjisë Graz me temën e disertacionit “Treguesit e të mësuarit elektronik – një model shumëdimensional për hartimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve softuerike të mësimit elektronik”.

Ai mori Diplomën Master nga Oxford Brookes University, Oxford, Angli. U angazhua si Profesor-Vizitues në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar, Universitetin e Bujqësisë dhe Inxhinierisë në Tokio të Japonisë, në Universitetin Oresbro në Suedi, në Universitetin Politeknik në Tiranë, Universitetin e Novi Pazarit dhe universitete të tjera. Ai ka dhënë mësim në këto Universitete në gjuhën angleze, shqipe, maqedonase dhe serbe.

Ka marrë pjesë në disa projekte në kuadër të programeve të ndryshme si Tempus, Erasmus dhe projekte të tjera kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka të publikuar më shumë se 140 punime shkencore në konferenca ndërkombëtare, shumica prej tyre në IEEE dhe ACM dhe më shumë se 30 revista ndërkombëtare, disa prej tyre me faktor ndikimi “ISI Web of Science”. Ka të publikuar dhjetëra tekste akademike dhe dy libra në gjuhën angleze. (koha.mk)

278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2025 15:31 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?