Në dy vite institucionet blenë automjete të reja, 70% e tenderëve vetëm me një ofertë

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 11:57

Në dy vite institucionet blenë automjete të reja, 70% e tenderëve vetëm me një ofertë

Në vetëm dy vite, 2023 dhe 2024, institucionet shtetërore blenë automjete të reja pasagjerësh për 8.5 milionë euro, disa të blera dhe disa të marra me lizing. Mes tyre janë edhe 45 automjete qeveritare, secila me vlerë 50 mijë euro, të marra me lizing për zyrtarët aktualë, por edhe për ish-kryeministra dhe presidentë, transmeton Portlalb.mk.

Vetura më e shtrenjtë e blerë prej 55 mijë eurosh është e Komunës së Shuto Orizarit, ndërsa Komuna e Prilepit ka blerë dhe shkëputur kontratën për një automjet prej 63 mijë euro.

Vlera mesatare e të gjitha automjeteve të blera në dy vitet e fundit është 31.760 euro.

Marka e preferuar e zyrtarëve është Shkoda, nga e cila blihet çdo i treti automjet.

Numri më i madh i automjeteve, 82, janë blerë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Rreth 70% e tenderëve për blerje automjetesh kanë pasur vetëm një ofertë.

Kompanitë Porsche Leasing dhe Automotive Group kanë vlerën më të madhe totale të kontratave të lidhura, secila me rreth 2.8 milionë euro për dy vjet.

I gjithë hulumtimi dhe databaza janë publikuar në këtë link.

Kujtojmë se paraprakisht këtë muaj, organizata joqeveritare Qendra për Komunikime Civile ka zbuluar se Manastiri, Kërçova, Shtipi, Gjorçe Petrovi dhe Kisella Voda dhe Tetova janë komunat në të cilat Agjencia e atëhershme për Rini dhe Sport filloi të ndërtojë pishina, shpenzimet e përgjithshme për të cilat ishin rreth katër milionë euro. Ato duhej të ishin gati për 18 muaj. E ndërtuar dhe e vënë në përdorim është vetëm pishina në Tetovë.

Pishinat e tjera jo vetëm që nuk janë përfunduar, por janë nënshkruar edhe anekse të kontratave që e kanë rritur vlerën e tyre për qindra mijëra euro dhe sërish nuk janë përfunduar. Burimi

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 11:57
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë