“Mazuti”, përplasje dhe akuza të ndërsjella mes VMRO-së dhe LSDM-së

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 12:29

“Mazuti”, përplasje dhe akuza të ndërsjella mes VMRO-së dhe LSDM-së

Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, me të cilin është dëmtuar buxheti i shtetit për 167.5 milionë euro. VMRO-DPMNE-ja, akuzon se gjyqtarët e afërt me LSDM-në dhe BDI-në po i mbrojnë kriminelët dhe sipas tyre, në vend të paraburgimit efektiv njëri prej të dyshuarve, Asmir Jahoski përfundoi në arrest shtëpiak.

“Skema në të cilën janë të përfshirë funksionarë të lartë të LSDM-së, si Vasko Kovaçevski i cili është në arrati, djali i deputetit Jahoski i cili ka rrjet biznesi e cila shtrihet deri te dhëndri i Ali Ahmetit është i rëndë 167 milionë euro… Në vend masave më të rrepta për sigurimin e pranisë, gjykatësit e LSDM-së dhe BDI-së e kanë lëshuar në shtëpi djalin e deputetit Jahoski, pronarin e Pucko Petrol”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

LSDM iu kundërpërgjigj akuzave, duke nënvizuar se vetëm për 9 muaj në pushtet VMRO-DPMNE ka nënshkruar 170 tenderë me Pucko Petrolin e Asmir Jahoskit.

“Pucko Petrol është kompania që është rritur në kohën e koalicionit VMRO-DPMNE – BDI dhe është partner kryesor biznesi i të gjithë kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së, por edhe të institucionet që i udhëheqin. Vetëm në 9 muajt e fundit, komunat dhe institucionet e udhëhequra nga DPMNE kanë nënshkruar 170 tenderë me kompaninë Pucko Petrol. Për këtë duhet të përgjigjet DPMNE. LSDM jep mbështetje për hetimin dhe presim zbardhje të plotë të rastit”, thonë nga LSDM.

Gjykata dhe Prokuroria dhanë interpretime të ndryshme sa i përket asaj se kush e lëshoi në arrest shtëpie Asmir Jahoskin, derisa 3 të dyshuarit e tjerë, Ratko Kapushevski, Erxhan Sullkoski dhe Ardijan Muça përfunduan në paraburgim. Për Jahoskin, gjykata nuk e ka vlerësuar nivelin e krimit në lëndë, por rrethanat private të tij. Arsyetimi i Penales së Shkupit ishte se Jahoski, është kujdestar i katër fëmijëve të tij, prej të cilëve tre janë të mitur, dhe se ka lidhje fortë të formuara me shtetin dhe është pronar i një kompanie me shumë të punësuar, por edhe se gjendja e tij është shëndetësore është e rrënuar për çka ka dorëzuar dokumentacion. Ndaj vendimit, pati reagime në opinion. Burimi Alsat.mk

278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 12:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?