Shqipëria thirrje Maqedonisë: Duhet të përgjigjeni, ndërtojeni Korridorin 8

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 21:51

Shqipëria thirrje Maqedonisë: Duhet të përgjigjeni, ndërtojeni Korridorin 8

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku ka pasur intervistë ekskluzive për TV21 para Tunelit të Murrizit, i cili pritet të hapet nesër, më 14 mars 2025, transmeton TV21.

Duke folur për rëndësinë e këtij Tuneli, i cili është pjesë e autostradës që do të lidh Tiranën me Dibrën, Balluku ka bërë të ditur se ajo është edhe pjesë e Korridorit 8, lidhje europiane infrastrukturore që pritet t’i lidhë me autostradë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Prandaj ajo ka bërë thirrje deri te Maqedonia që të përgjigjet, t’i kryejë detyrat dhe ta ndërtojë pjesën e ngelur të Korridorit 8 në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk flitet më për rrugë kombëtare, por flitet për rrugë të korridoreve europiane. Siç ju e dini, ne kemi nisur Korridorin e 8 tani, që është Korridori që ndërlidh Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Korridori i cili është nisur shumë më vonë në Shqipëri…?

Por, ka ecur më shpejtë! Në të gjitha rastet. Si në rastin e Rrugës së Arbrit dhe në rastin e Korridorit të 8, unë jam e sigurt se pala e Maqedonisë së Veriut duhet të përgjigjet sa më parë pasi edhe ata sikur Shqipëria kanë aspiratën të bëhen anëtare e Bashkimit Europian. Që të bëhesh anëtare e Bashkimit Europian duhet t’i bësh detyrat e shtëpisë dhe një nga ato është edhe ndërlidhja e transportit rrugor”, tha Balluku.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 21:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?