Kryeministri Mickoski i del në mbrojtje ministrit Limani për refuzimin e vizës amerikane
Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kanal 5 foli edhe për mos marrjen e vizës amerikane Fatmir Limani, aktualisht minsitër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Mickoski tha se temë debati është pse Fatmir Limani nuk ka marrë vizë, por shtoi se temë nuk është krimi 160 milionë euro dhe ata që për profit ndotin ajri.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler u pyet se pse i është refuzuar viza e SHBA-së ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanit.
Aggeler tha se nuk mund të tregojë për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë, por theksoi se ministri mund të përgjigjet, pasi Ambasada për çdo vendim informon aplikantin për vizë.