LSDM: Deri kur do të heshtë Prokuroria për skemat e tenderëve të VMRO-DPMNE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 10:05

LSDM: Deri kur do të heshtë Prokuroria për skemat e tenderëve të VMRO-DPMNE-së

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media “pyet Prokurorinë pse hesht për skemat dhe skandalet e tenderëve të VMRO-DPMNE-së”.

“Dyshim bazë për korrupsion janë rastet e marrëveshjeve miliona dollarëshe mes bashkive dhe institucioneve nën kontrollin e tyre, si dhe kontratat e lidhura vetëm me të njëjtat forma të preferuara, të cilat më së shpeshti fitojnë tenderë dhe shfaqen si të vetmit ofertues. LSDM publikoi dokumente dhe fakte se një kompani përmes disa komunave dhe institucioneve në 3 vitet e fundit ka fituar tenderë në vlerë mbi 4.5 milionë euro”.

“Paraprakisht kemi publikuar dokumente dhe fakte për një kompani tjetër të favorizuar nga qeveria, e cila për katër vite ka marrë rreth 50 tenderë në vlerë prej 10 milionë eurosh, pothuajse të gjithë nga komunat nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së. Si ka mundësi që të njëjtat kompani të jenë fituese të kaq shumë tenderëve nëpër komuna dhe institucione të drejtuara nga VMRO-DPMNE?”.

“LSDM kërkon reagim të menjëhershëm nga organet kompetente. Prokuroria Publike duhet të veprojë dhe publiku meriton përgjigje – kush përfiton nga këta tenderë të dyshimtë?”, thonë nga LSDM.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 10:05