VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 14:52

VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat

Ditë më parë ju njoftuam se është hapur konkursi për punesimin e 300 ushtarëve në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç.

Por, brenda këtij njoftimi me krenari dhe mburrje të plotë ju informojmë që kriter dhe element tjetër që do të merret parasysh është edhe përfaqësimi i drejt dhe adekuat. E kjo çështje është e rregulluar dhe figuron zyrtarisht në pikën shtatë të konkursit që vazhdon të jetë akoma aktiv.

Kur hoqëm mekanizmin keqpërdorues balancuesin u zotuam që shqiptarët do të përfaqësohen denjësisht në gjitha institucionet e vendit. Ky është fillimi, i ngjashëm do të jetë edhe vazhdimi. Në çdo konkurs do të ketë edhe përfaqësim të drejt dhe adekuat. Kjo çështje do të vazhdojë kështu deri në rregullimin përmes Ligjit për përfaqësim të drejt dhe adekuat.

U zotuam se shqiptarët do të punësohen edhe më shumë edhe më mirë, gjithkund, në çdo vend pa dallim. Por, dallimi i punësimeve të Qeverisë sonë është që ne bëjmë përfaqësim të drejt dhe adekuat por domosdo e kemi në funksion edhe mekanizmin filtrues, meritokracia do të jetë kryefjala e punësimeve tona. Njeri i duhur në vendin e duhur. Shqiptarët janë të zotë, dinë dhe munden të udhëheqin shumë mirë.

Ne mundemi të punësojmë shqiptarë edhe më shumë edhe më mirë. Përfaqësim i drejt dhe adekuat, i denjë vetëm përmes meritokracisë!

42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 14:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme