Brenda 24 orësh ndodhën dy raste përdhunimi ndaj të miturave në Maqedoninë e Veriut!
Sot, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj personit B.S. (64 vjeç) i dyshuar për përdhunimin e një të miture 15 vjeçare nga Makedosnki Brodi.
“B.S. dyshohet se me datë 04.03.2025 në Makedonski Brod ka puthur dhe prekur trupin e një vajze të mitur nga Makedonski Brodi. Ngjarjes së datës 04.03.2025 i ka paraprirë e njëjta ngjarje më 07.03.2025 nga B.S. ndaj së njëjtës vajzë, për të cilën dëshmitarët okularë kanë raportuar në Qendrën për punë sociale”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Vajza 15 vjeçare ka qenë duke jetuar në një familje përkujdesëse nga Makedonski Brodi. I dyshuari mësohet të ketë qenë një klient i cili ka qenë i rregullt në dyqanin e familjes që kujdeset për vajzën.
Drejtori aktual i Qendrës Sociale Aleksandër Bogatinoski është emëruar ditë më parë në krye të detyrës.
Ai tha se MPB po merret me rastin si dhe me çështjen “Pse Qendra sociale nuk ka reaguar me kohë”.
“Kur ngjarja ka ndodhur dhe është raportuar unë nuk kam qenë drejtor. MPB është duke shqyrtuar rastin dhe po punojnë në zbardhjen e rastit, ne presim që të na informojnë më hollësisht rreth rastit”, tha Aleksandër Bogatinosvki – Qendra Sociale.
Ndërkohë ish drejtori nuk deshi të përgjigjet.
Në stacionin Policorë të M.Brodit mbrëmë është marr në pyetje një e punësuar nga Qendra Sociale, ndërsa ish-drejtori Sinisha Radeski ende nuk është thirrur për bisedë informative.
Nga gjykatësi i procedurës paraprake personit B.S. i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, dhe është dërguar në Burgun e Manastirit.
Sakaq, dje MPB ka njoftuar se zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në prani të nënës së tij, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të një gruaje 39-vjeçare nga Gostivari, se i mituri, i cili është djali i motrës së saj, në shtëpinë e vëllaut të saj ka kryer sulm seksual ndaj vajzës së saj pesëvjeçare.
Për rastin është njoftuar Prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Ishte ky rasti i dytë brenda 24 orësh përdhunim ndaj të miturave në Maqedoninë e Veriut. Flaka Media
















