Finalja e Eurovizionit sonte: Si të votoni për Shqipërinë dhe Shkodra Elektronike

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 14:08

Finalja e Eurovizionit sonte: Si të votoni për Shqipërinë dhe Shkodra Elektronike

Sonte mbahet finalja e madhe e edicionit të 69-të të Festivalit Europian të Këngës – Eurovizion 2025, ku 26 shtete finaliste do të garojnë për trofeun prestigjioz. Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike, të cilët do të performojnë këngën “Zjerm”. Ata do të jenë të fundit në renditje, duke mbyllur natën finale në pozicionin e 26-të, që përbën edhe kodin për votim për publikun.

Kënga “Zjerm” sjell një bashkim të veçantë të elementeve moderne elektronike dhe motiveve tradicionale shqiptare, duke ofruar një interpretim autentik dhe të freskët në këtë edicion të Eurovizionit.

Finalja pritet të jetë spektakolare dhe me shumë surpriza. Fituesi i vitit të kaluar, Mimo nga Zvicra, do të rikthehet në skenë për të prezantuar projektin e tij më të ri muzikor.

Moderatorët e mbrëmjes do të jenë Hancel Bruger dhe Sandra Shtuder, të cilët do të kenë përkrahje nga ylli italian Michelle Hunziker.

Si të votoni për Shqipërinë:

Publiku shqiptar jashtë vendit mund të votojë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345 me kodin 26, që është kodi i Shqipërisë. Votimi nga territori i Shqipërisë nuk është i mundur.

Në Kosovë votimi është i hapur përmes faqes zyrtare www.esc.vote deri në fillimin e shfaqjes në orën 21:00.

Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare të Eurovizionit.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 14:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?