Rritet eksporti i produkteve bujqësore për 5% në tremujorin e parë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 17:13

Rritet eksporti i produkteve bujqësore për 5% në tremujorin e parë

Në tremujorin e parë të vitit 2025, eksporti i produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje prej pothuajse 5%, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një deklarate për media, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur sektorin bujqësor, veçanërisht në rajonet tradicionale bujqësore si Pollogu, transmeton Flaka

“Po, absolutisht. Jashtëzakonisht shumë kemi investuar edhe në pjesën e bujqësisë. Për bujqit, gjatë periudhës së kaluar janë realizuar shumë transferta dhe janë shlyer borxhe të trashëguara nga e kaluara. Që nga ky vit do të fillojmë t’i shlyejmë obligimet në mënyrë të rregullt”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se përveç rritjes së eksportit, është arritur një çmim rekord për duhanin dhe produkte të tjera bujqësore, duke përfshirë edhe frutat, gjë që sipas tij dëshmon për një përparim të dukshëm në sektorin bujqësor.

“Jam i bindur se në periudhën që vijon do të arrijmë rezultate edhe më të mira, sepse kjo ndikon në produktin e brendshëm bruto dhe është shumë e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ndërsa ne, si Qeveri, do të vazhdojmë ta mbështesim bujqësinë dhe bujqit”, tha kryeministri.

Qeveria ka paralajmëruar edhe masa shtesë për përmirësimin e kushteve të punës në bujqësi, subvencione më efikase dhe përshpejtimin e pagesave ndaj fermerëve. Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 17:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?