Kthimi i shumëpritur i Armend Rexhepagiqit – Kënga “Dashni e Vjetër” publikohet sonte

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 4 Qershor, 2025 06:56

Kthimi i shumëpritur i Armend Rexhepagiqit – Kënga “Dashni e Vjetër” publikohet sonte

Pas një pauze të gjatë, një nga emrat më të dashur të muzikës shqipe, Armend Rexhepagiqi, rikthehet fuqishëm me këngën më të re “Dashni e Vjetër”, një baladë e thellë që ngërthen ndjenjën e nostalgjisë, dashurisë së humbur dhe elegancën muzikore që ka karakterizuar gjithmonë artin e tij, shkruan Flaka Media

Armend Rexhepagiqi, kantautori i njohur për hitet si “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Kur dashuria vdes” dhe shumë të tjera, është një zë që ka shoqëruar breza të tërë shqiptarësh në kohë të vështira dhe të bukura. I njohur për tekstet e ndjera dhe stilin e tij të veçantë, ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e muzikës shqipe që nga vitet ’90.

Në vitin 2006, Rexhepagiqi fitoi edhe çmimin e parë në “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes”, duke u shpallur edhe si kantautori më i mirë. Ndërkohë, përmes bashkëpunimit të ngushtë me partneren e tij në jetë dhe në art, Aida Baraku, ai ka krijuar këngë që kanë bërë epokë.

Pas rikthimit në skenë me një koncert shumë të pritur në Prishtinë në vitin 2023, Rexhepagiqi dëshmon edhe një herë se muzika e tij mbetet po aq e fuqishme dhe aktuale. “Dashni e Vjetër” vjen si një dëshmi e maturisë artistike dhe përjetimit emocional që vetëm një artist i këtij niveli mund ta transmetojë.

Publiku do të ketë mundësinë ta dëgjojë premierën ekskluzive të këngës sot, më 4 qershor, në ora 18:00, në kanalin zyrtar të artistit në YouTube dhe në të gjitha platformat muzikore. Flaka Media

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 4 Qershor, 2025 06:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.