VLEN: Bujqësia nuk është propagandë, është prioritet kombëtar!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Qershor, 2025 09:55

VLEN: Bujqësia nuk është propagandë, është prioritet kombëtar!

VLEN vazhdon me përkushtim të fuqishëm qëndrimin tonë të palëkundur: Bujqësia dhe bujqit janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë së vendit! Në një kohë kur për shumë vite ky sektor ishte lënë në harresë dhe përdorej vetëm për marketing politik, ne e kemi kthyer bujqësinë në prioritet real. Me politika konkrete, me fonde të kapshme dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë, VLEN është zëri i vërtetë i bujqve në institucione.

Sot, me shpalljen e Thirrjes Publike nr. 04/2025, bëjmë edhe një hap përpara në modernizimin e sektorit bujqësor përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë për blerjen e traktorëve të rinj. Kjo thirrje është pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për Zhvillim Rural për vitin 2025, dhe synon fuqizimin e fermave tona përmes mekanizimit modern – sepse nuk ka bujqësi të fortë pa pajisje të forta!

Detajet kryesore të masës 121.8 – Blerja e traktorëve: Mbështetje deri në 600.000 denarë për çdo aplikues; Pagesa realizohet në bazë të planit të biznesit dhe në baza vjetore;Thirrja vlen ekskluzivisht për blerje të traktorëve (jo për mekanizëm përcjellës); Të drejtë aplikimi kanë të gjitha fermat e regjistruara në Regjistrin Unik të Fermave pranë Ministrisë së Bujqësisë; Të përjashtuar janë aplikuesit që kanë marrë subvencione për traktorë gjatë 10 viteve të fundit përmes IPARD ose programeve kombëtare.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është: 07.07.2025!

VLEN qëndron fuqishëm pas bujqve tanë sepse e dimë që pa ta, nuk ka ushqim, nuk ka ekonomi, nuk ka jetë! Kjo është vetëm njëra nga masat konkrete që po e shndërrojnë realisht bujqësinë tonë në një histori suksesi.

VLEN, bujqësia nuk është propagandë, është prioritet kombëtar!

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Qershor, 2025 09:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?