Dy thirrje publike për masa vetëpunësimi

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Qershor, 2025 13:00 Përditësuar

Dy thirrje publike për masa vetëpunësimi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Selajdin Beluli, shpallën sot zyrtarisht hapjen e thirrjes publike për Masën 1.1 dhe Masën 1.2 në kuadër të Planit Operativ për Punësim për vitin 2025, të cilat synojnë mbështetjen e vetëpunësimit për qytetarët e papunë të regjistruar në Agjencinë për Punësim, transmeton Flaka Media

Masa 1.1 është e dedikuar për personat mbi 29 vjeç dhe siguron mbështetje financiare prej 430.500 denarë ose 7.000 euro për themelimin e biznesit të ri, dhe Masa 1.2 vlen për të rinjtë deri në 29 vjeç, të cilët kanë mundësi të marrin mbështetje deri në 615.000 denarë ose 10.000 euro për themelimin e biznesit të tyre. 

Të dy masat përfshijnë gjithashtu trajnime për sipërmarrësi, përgatitje të planit të biznesit dhe mentorim për një periudhë 6-mujore për grupet qëllimore, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, pjesëtarët e komunitetit rom dhe gratë nga zonat rurale.

“Këto masa nuk janë thjesht ndihma financiare, por janë investim i drejtpërdrejtë në potencialin e qytetarëve dhe në zhvillimin e ekonomisë lokale,” theksoi ministri Durmishi gjatë konferencës për media.

Përmes këtij angazhimi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës konfirmon përkushtimin e saj për ndërtimin e një tregu gjithëpërfshirës të punës dhe fuqizimin e individit si aktor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Qershor, 2025 13:00 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?