Paralajmërim, para se të jetë vonë

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 11:37

Paralajmërim, para se të jetë vonë

Herolind Limani

E ndjej si obligim moral, kombëtar e profesional të reagoj dhe të tërheq vërejtjen se: tentimi për fshirjen e statusit/cilësisë së personit juridik Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve (lexo: humbjen e pavarësisë së të njejtit), në këtë mënyrë:

“Me qëllim” të harmonizimit me Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore GZ 121/24 (ligj ky që e përjashton apo në fakt nuk e parasheh fare Inspektorati e Përdorimit të Gjuhëve apo që nuk kërkon fare çfarëdo ndryshimi që të bëjë Inspektorati i Përdorimi të Gjuhëve, siç parasheh dhe numëron në mënyrë taksative institucionet dhe inspektoratet e tjera; dhe
me alibin “sa për të marrë rroga të punësuarit e Inspektoratit” dhe menjëherë fillojmë procedurë që Inspektoratin ta fusim në kuadër të ndonjë agjencie (që ende nuk është e qartë se në kuadër të kujt agjencie) dhe kështu Inspektorati edhe më shumë “do të fuqizohet”,

Është tendencë mjaftë e rrezikshme dhe e pa tolerueshme që të ndodhi dhe prandaj e ndjej si obligim që të PARALAJMËROJ SA NUK ËSHTË VONË për disa arsye:

1) NUK mund të ketë Inspektorat me cilësi të personit juridik në kuadër ose në përbërje të ndonjë Agjencie (sepse këtë nuk e lejon Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese gjegjësisht neni 26); por
2) Në kuadër apo në përbërje të ndonjë Agjencie MUND të ketë vetëm Sektor për mbikëqyrje inspektuese

që do të thotë se nëse ju kushdo qofshi toleroni që Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve t’i fshihet cilësia/statusi i personit juridik si organ në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë “me qëllim” që Inspektoratin “ta fuqizoni më tepër” duke e futur atë në kuadër të ndonjë Agjencie, atëherë dijeni që jeni futur në një rrugë mjaftë të rrezikshme e cila çon:

Me apo pa vetëdijen tuaj në SHUARJEN e Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve si organ i pavarur dhe me cilësi të personit juridik; dhe

Krijimin e një Sektori për mbikëqyrje inspektuese në kuadër të ndonjë Agjencie.

Andaj shumë seriozisht Ju kisha lutur keni kujdes çfarë veprimesh dhe vendimesh merrni, largohuni nga kjo rrugë e rrezikshme dhe të paktën:

☆ RUAJANI këtë status që tani e ka Inspektorati i Përdorimit të Gjuhëve (keni mjaftë mënyra ligjore për ta bërë këtë dhe të cilat as nuk kërkojnë shumicën e badenterit).

DO T’U JEMI MIRËNJOHËS TË GJITHË!!!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 11:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.