Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati ka vazhduar të qëndrojë pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale. Ish-banorja e reality show-t është mjaft aktive në Instagram, ku ndan momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka vendosur të realizojë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, duke u përgjigjur pyetjeve të tyre në Instastory. Fansat kanë shprehur kureshtjen për eksperiencën e saj në BBV 4, si dhe për raportin e saj me ish-banorët.
E pyetur nëse ka ende komunikim me ta, Loredana tha: “Me të gjithë dhe me asnjë! Me shumicën ruajmë respekt por jo të komunikojmë në përditshmëri. Këto kohët e fundit jam bërë pak më shumë me Rizartën edhe e adhuroj kohën me atë!”
Ky bashkëbisedim ka sjellë reagime pozitive nga fansat, të cilët vijojnë ta mbështesin Loredanën në rrugëtimin e saj pas spektaklit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Qershor, 2025 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.