Beyonce thyen rekorde në Londër, mbi 275,000 spektatorë në “Cowboy Carter Tour”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Qershor, 2025 15:09

Beyonce thyen rekorde në Londër, mbi 275,000 spektatorë në “Cowboy Carter Tour”

Këngëtarja e famshme Beyonce ka mbyllur me sukses turneun e saj “Cowboy Carter Tour” në Londër, duke shënuar një moment historik në Tottenham Hotspur Stadium. Gjatë gjashtë netëve të performancës (5, 7, 10, 12, 14 dhe 16 qershor), ajo mirëpriti mbi 275,000 spektatorë dhe gjeneroi mbi 45 milionë paund (rreth 61 milionë dollarë), duke vendosur rekorde të reja për këtë arenë.

Ajo tani mban titullin e artistes me më shumë net koncertesh në stadiumin londinez, duke tejkaluar suksesin e saj të mëparshëm me turneun “Renaissance” në vitin 2023, raporton DailyMail.

Ndërkohë, sipas burimeve, Beyonce ka bërë një gjest të veçantë për Mariah Carey, duke i lëshuar suitën luksozehotelin Corinthia, pak përpara se Carey të mbërrinte për performancën e saj në “Summertime Ball”. Ky veprim u interpretua si shenjë respekti mes dy ikonave të muzikës.

Koncerti i fundit i turneut solli edhe një moment të ngrohtë familjar, teksa Beyonce i uroi publikisht ditëlindjen binjakëve të saj, Sir dhe Rumi, të cilët mbushën tetë vjeç. Vajza e saj e madhe, Blue Ivy, u pa në skenë duke përqafuar motrën e saj në një skenë plot emocione.

Pavarësisht profilit të lartë, Beyonce dhe Jay-Z janë të rezervuar kur vjen fjala për detajet familjare, megjithëse gjyshja Tina Knowles ka treguar më parë se Sir është i qetë dhe i prirur drejt numrave, ndërsa Rumi shfaq më shumë kreativitet artistik.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Qershor, 2025 15:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?