Manchester United trondit Barcelonën me ofertën për yllin brazilian
Tregu i transferimeve ka sjellë një befasi të madhe, teksa Manchester United ka bërë një hap të guximshëm në drejtim të një prej yjeve të Barcelonës. Klubi anglez ka trokitur në dyert e katalanasve me një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin anësor Raphinha, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me fanellën blaugrana.
Braziliani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës në sezonin e fundit, duke regjistruar statistika mbresëlënëse me 57 paraqitje në të gjitha kompeticionet, 34 gola të shënuar dhe 25 asiste. Këto shifra e bëjnë atë një nga pesë lojtarët më në formë të momentit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Barcelona po e shqyrton seriozisht këtë ofertë, pasi 150 milionë euro janë një shumë që nuk refuzohet lehtë. Klubi katalanas është në procesin e riorganizimit të skuadrës dhe mund të përdorë këtë fond për të investuar në afrime të reja.
Sidoqoftë, vendimi final mbetet në dorën e drejtuesve të Barcelonës dhe vetë lojtarit, i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë sinjal për dëshirën e tij për një transferim në Premier League. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për fatin e Raphinhës.
Flaka
















