Ylli i Arsenalit, Declan Rice, është vlerësuar nga klubi londinez me çmimin për golin më të bukur të sezonit 2024/2025, pas performancës së tij të jashtëzakonshme në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Në një sondazh të organizuar nga klubi, Rice mori 7,029 vota nga tifozët e Arsenalit, duke e shpallur golin e tij spektakolar si më të mirin. Mesfushori anglez shkëlqeu në ndeshjen e parë ndaj madrilenëve, duke shënuar dy herë nga goditja e dënimit dhe duke ndihmuar ekipin e tij të sigurojë një fitore të pastër 3-0 në stadiumin Emirates.
Rezultati e bëri më të lehtë ndeshjen e kthimit, ku Arsenali triumfoi me 2-1, duke kaluar në gjysmëfinale me një rezultat të përgjithshëm prej 5-1. Pavarësisht ecurisë së jashtëzakonshme, ekipi londinez u eliminua nga Paris Saint-Germain, duke u ndalur në fazën gjysmëfinale të turneut.
Performanca e Declan Rice në këtë sezon ka qenë vendimtare për suksesin e Arsenalit dhe goli i tij kundër Real Madridit mbetet një nga momentet më të paharrueshme të edicionit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Qershor, 2025 20:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.