Mirlind Daku ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Rubin Kazan deri në vitin 2029, duke hyrë në histori si futbollisti më i paguar i kombëtares shqiptare.
Me kontratën e re, sulmuesi 26-vjeçar do të përfitojë një pagë progresive që arrin deri në 3.5 milionë euro neto në sezon, duke kaluar në këtë mënyrë edhe emra të njohur të kombëtares që luajnë në kampionate elitare të Europës.
Ky rinovim vjen pas një sezoni mjaft të mirë për Dakun, i cili është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Klubi rus e sheh sulmuesin shqiptar si një shtyllë të projektit afatgjatë dhe ka vendosur t’i besojë atij për pesë vitet e ardhshme.
Ky zhvillim jo vetëm që konfirmon vlerësimin që Daku ka fituar në Rusi, por edhe rrit profilin e tij ndërkombëtar, duke e vendosur mes emrave më të rëndësishëm të futbollit shqiptar aktual.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Korrik, 2025 11:57 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.