Milani në garë të hapur për Ardon Jasharin – Tare kërkon të mbyllë marrëveshjen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 13:38

Milani në garë të hapur për Ardon Jasharin – Tare kërkon të mbyllë marrëveshjen

Milani po përshpejton negociatat për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptaro-zviceran, Ardon Jashari. Pasi mori miratimin e lojtarit, “Djalli” synon të bindë Club Bruges me një ofertë konkrete dhe ambicioze.

Sipas mediave italiane, drejtori teknik Igli Tare është në kontakt të vazhdueshëm me belgët për të mbyllur sa më parë marrëveshjen, duke evituar skenarin e negociatave të zvarritura, si ai me Charles De Ketelaere në verën e vitit 2022.

Oferta e fundit e Milanit është 30 milionë euro, plus 5 milionë në formë bonusesh, një shifër që nuk është larg nga ajo që kërkon Bruges: 35+5 milionë euro në total.

Ardon Jashari ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe dëshiron të veshë fanellën kuqezi, një avantazh për Milanin, që duket i qetë përballë interesit të përfolur të Borussia Dortmund.

Bruges kishte shpresuar në një garë të hapur për talentin e saj, por Milan ka marrë një pozicion të fortë për shkak të marrëveshjes personale me lojtarin. Në rast se negociatat nuk shkojnë në favor të kuqezinjve, klubi ka gati një alternativë: Javi Guerra, mesfushori i talentuar i Valencias, i vlerësuar rreth 25 milionë euro.

Për momentin, prioriteti mbetet Ardon Jashari, ndërsa Milani është i vendosur të mbyllë këtë operacion brenda ditëve në vijim për të mos humbur kohë në merkato.

Flaka

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 13:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?