Ademola Lookman drejt Premier League – Arsenali në pole position
Pas dështimeve për të siguruar Nico Williams dhe Rodrygo, Arsenali ka rikthyer interesin për sulmuesin nigerian Ademola Lookman, i cili aktualisht aktivizohet te Atalanta. Sipas raportimeve nga “Caught Offside”, interesimi i klubit londinez për Lookman daton që nga vera e kaluar, por atëherë Atalanta refuzoi ta shiste për shkak të largimit të Teun Koopmeiners.
Në ditët e fundit, Arsenali ka rifilluar negociatat me Atalantën, me një çmim të kërkuar prej 45-50 milionë eurosh plus bonuse. Edhe Liverpool ka ndjekur nga afër situatën, por duket se “Topçinjtë” janë më të avancuar në bisedime dhe mbeten kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Ademola Lookman, i lindur në vitin 1997, ka një karrierë të pasur në futbollin anglez, ku ka luajtur për Everton, Fulham dhe Leicester City, përpara se të transferohej te Atalanta në vitin 2022 për një shumë prej rreth 15 milionë eurosh. Në sezonin 2024/25, ai ka shkëlqyer me 20 gola dhe 7 asistime në 40 ndeshje, duke fituar edhe vlerësime si “Lojtari më i mirë afrikan i vitit”.
Atalanta, e cila tashmë ka siguruar zëvendësuesin e tij – Kamaldeen Sulemana nga Southampton – duket e gatshme të negociojë largimin e Lookman këtë verë.
Flaka
















