Liverpool ka finalizuar transferimin e portierit gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, duke e prezantuar si pjesë të skuadrës për sezonin 2025/26. Marrëveshja ishte arritur që në verën e kaluar, por lojtari vazhdoi të luante për një sezon tjetër te Valencia, ku ishte huazuar si pjesë e marrëveshjes.
Mamardashvili, 24 vjeç, ka bërë 134 paraqitje me skuadrën spanjolle që prej vitit 2021 dhe ka qenë një nga portierët më të vlerësuar në La Liga. Ai ka mbërritur në Angli me aeroplan privat, së bashku me agjentin e tij Levan Seturidze, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij.
Në një deklaratë të mëparshme, Mamardashvili tha: “Ata më shohin si portierin e Liverpoolit për 10 vitet e ardhshme. Do të punoj fort dhe do të provoj veten, siç bëra në Valencia.”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Korrik, 2025 15:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.