Tragjedi: Vdes futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota
Tragjedi në botën e futbollit: Diogo Jota humb jetën në aksident rrugor
Një lajm tronditës ka trishtuar botën e sportit: sulmuesi i Liverpoolit dhe përfaqësuesi i Portugalisë, Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në provincën Zamora, Spanjë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të terminalit komunal të Palacios de Sanabria, ku automjeti me të cilin po udhëtonte Jota përkrah vëllait të tij, André Jota (26 vjeç), gjithashtu futbollist profesionist, doli nga rruga për arsye ende të panjohura, duke shpërthyer në flakë. Pavarësisht përpjekjeve të kalimtarëve dhe shërbimeve të emergjencës, të dy vëllezërit nuk arritën të mbijetojnë.
🚨 Reagime dhe pikëllim në botën e futbollit Menjëherë pas publikimit të lajmit nga gazeta spanjolle Marca dhe mediat të tjera të njohura, rrjetet sociale u mbushën me mesazhe pikëllimi dhe ngushëllimi nga klubet, lojtarët, dhe fansat anë e mbanë botës. Klubi i Liverpoolit në një deklaratë zyrtare shprehu dhimbjen e thellë:
“Jemi të shokuar dhe të pikëlluar thellësisht për humbjen e Diogos. Ai ishte jo vetëm një lojtar i jashtëzakonshëm, por edhe një person i mrekullueshëm. Zemrat tona janë me familjen e tij.”
Karriera e Diogo Jotës Diogo Jota ishte një nga emrat më të spikatur të futbollit portugez. Ai ka luajtur me skuadrat si FC Porto, Wolverhampton dhe së fundi me Liverpoolin, ku fitoi trofe të rëndësishëm. Me kombëtaren portugeze, ai ka kontribuar në shumë ndeshje të rëndësishme, duke fituar respektin e tifozëve dhe bashkëlojtarëve.
Trashëgimia dhe kujtimi Vdekja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tifozëve. Ai do të kujtohet si një futbollist i pasionuar, i përkushtuar, dhe me një zemër të madhe brenda dhe jashtë fushës.
Flaka
















