Nico Williams zgjedh zemrën: Refuzon Barcelonën, rinovon me Athletic deri në 2035
Ylli i Spanjës dhe kampion i Euro 2024, Nico Williams, ka vendosur të qëndrojë në shtëpinë e tij futbollistike. Athletic Bilbao ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së sulmuesit të talentuar deri më 30 qershor 2035.
Në një video emocionale të publikuar në rrjetet sociale, Williams shprehet:
“Kur merr vendime, gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh zemrën. Jam aty ku dua të jem, me njerëzit e mi. Kjo është shtëpia ime. Aupa Athletic!”
Klauzola e lirimit rritet me mbi 50%
Sipas klubit, klauzola e lirimit të Nico Williams është rritur me më shumë se 50% krahasuar me kontratën e mëparshme, duke e bërë atë një nga lojtarët më të mbrojtur në La Liga. Kjo lëvizje vjen pas interesimit të madh nga klube si Barcelona dhe Bayern Munich, të cilat ishin të gatshme të bënin gjithçka për ta transferuar.
Një vendim me zemër, jo me treg
Williams, i cili u shpall MVP i finales së Euro 2024, ka zgjedhur të qëndrojë në klubin ku u rrit dhe u formua si futbollist. Me 167 ndeshje zyrtare dhe 31 gola për Athletic, ai është kthyer në një ikonë të brezit të ri.
Flaka
















