Sacchi: Conte është çelësi, De Bruyne është kampioni që do të ndryshojë Napolin
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, legjenda e pankinës italiane, Arrigo Sacchi, ka komentuar me entuziazëm merkaton e Napolit dhe veçanërisht dyshen Antonio Conte – Kevin De Bruyne, që sipas tij përfaqësojnë një revolucion të vërtetë për klubin kampion të Italisë.
Sacchi: “Conte është çelësi i suksesit”
“Blerja më e rëndësishme e Napolit është ai që drejton nga stoli, Antonio Conte. Ta kesh konfirmuar atë është një sukses i jashtëzakonshëm dhe garanci për të ardhmen. Është trajneri më i mirë i Serie A dhe një nga më të mirët në nivel botëror.”
De Bruyne, një kampion që nuk vjen për pushime
Sacchi vlerësoi gjithashtu afrimin e Kevin De Bruyne, duke theksuar se belgu nuk ka ardhur në Itali për të kaluar pleqërinë:
“Ai ka luajtur në një nga skuadrat më të forta në botë, Manchester City. Ka mentalitet fitues dhe dëshiron ta jetojë këtë eksperiencë me ambicie. Dhe nëse do të donte qetësi, nuk do të shkonte te Conte – ai është si çekiç, nuk të lë të qetë asnjë çast.”
Napoli, favorit për titull?
Sacchi mendon se Napoli është për momentin përpara të gjithëve në garën për titull, por paralajmëron se merkatoja është ende e hapur dhe gjithçka mund të ndryshojë.
Flaka














