Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia urdhëron deputetët të dalin jashtë

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Korrik, 2025 12:30

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia urdhëron deputetët të dalin jashtë

Pa dhënë më shumë shpjegime, Policia e Kosovës urdhëroi menjëherë të gjithë deputetët dhe gazetarët e pranishëm në ndërtesën e Kuvendit që të largoheshin menjëherë, teksa pritej mbajtja e seancës konstituive të radhës.

Edhe pse forcat e rendit në Prishtinë nuk kanë dale ende me një deklaratë për situatën, mediat atje flasin për një alarm për bombë të mbërritur përmes një telefonate. Sipas  disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënim të mundshëm.

“Na udhëzuan të dalim, me gjasë sepse kishte kërcënim. Nuk e dimë saktësisht cfarë po ndodh. Policia përmendi çështje të sigurisë”-u shpreh Abelard Tahiri, PDK.

Edhe Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, tha se sigurimi u kërkoi të largohen nga ndërtesa e Kuvendit, pa u dhënë sqarime. “Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.

Për të 42-në herë me radhë, deputetet në Kosovë do të mblidheshin sot në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të ri, edhe pse pritshmëritë nuk ishin të larta e kjo seanca gjithashtu nuk pritje të përfundonte me ndonjë zgjidhje konkrete.

Ngërëi institucional vazhdon pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përpjekjeve të presidentes Vjosa Osmani për të ndërmjetësuar përmes takimeve me drejtues të partive politike në vend, teksa vazhdojnë mosmarrëveshjet lidhur postin e kryetares së Kuvendit si edhe  mënyrën e votimit.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Korrik, 2025 12:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?