Pas një karriere të jashtëzakonshme që zgjati më shumë se 17 vite, Thomas Müller ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Bayern Munich. Ai u aktivizua për herë të fundit në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube ndaj PSG-së, ku bavarezët u eliminuan me rezultatin 2-0.
Një karrierë legjendare
Müller largohet si një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit:
- 756 ndeshje me Bayernin
- 250 gola të shënuar
- 223 asistime
- 13 herë kampion i Gjermanisë
- 6 Kupa të Gjermanisë
- 2 Champions League
- 2 Kupa të Botës për Klube
- 8 Superkupa Gjermane
- 2 Superkupa UEFA
- 1 Kupë Bote me Gjermaninë (2014)
Në një postim emocional, klubi shkroi:
“Thomas Müller. Një karrierë si asnjë tjetër. Ne përulemi para teje, Thomas!”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Korrik, 2025 23:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.