Tchouaméni: “Real Madridi është ëndrra ime e përjetshme”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2025 17:05

Tchouaméni: “Real Madridi është ëndrra ime e përjetshme”

Mesfushori i Real Madridit, Aurélien Tchouaméni, ka dhënë një intervistë të sinqertë dhe emocionuese për Rolling Stone Africa, ku ka folur për përvojën e tij në klubin më të madh në botë, siç e quan ai vetë.

“Shpresoj të qëndroj te Real Madridi. Do të doja ta përfundoja karrierën time në majë. Dhe për mua, maja është ky klub,” – u shpreh francezi.

Dita më e veçantë? Dita e parë në Madrid

Tchouaméni e cilësoi ditën e parë si lojtar i Real Madridit si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij:

“Ishte përmbushja e një ëndrre. Bordeaux dhe Monaco më formësuan, por Madridi është një planet tjetër: presioni, përkushtimi, ambicia për të fituar. Çdo ndeshje është një finale,” – tha ai.

Përgatitja mendore dhe ndikimi i rrënjëve

Ai theksoi rëndësinë e përgatitjes psikologjike për çdo ndeshje dhe foli për ndikimin që ka pasur familja dhe origjina e tij nga Kameruni në formimin e karakterit të tij.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2025 17:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.