ASH godet Qeverinë: 1.8 milionë euro për luks në EXPO, ndërsa qytetarët mezi mbijetojnë

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 13:09

ASH godet Qeverinë: 1.8 milionë euro për luks në EXPO, ndërsa qytetarët mezi mbijetojnë

Kryetarja e Asamblesë së Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët, znj. Elfete Ismaili, në një konferencë për shtyp të mbajtur në selinë e partisë në Shkup, ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë ekonomike që po përjetojnë qytetarët, duke akuzuar Qeverinë për mungesë të plotë të politikave mbështetëse dhe indiferencë ndaj varfërisë.

“Qeveria ka dështuar dhe qytetarët janë ata që po e paguajnë çmimin e krizës ekonomike,” u shpreh Ismaili.
“Rritja e çmimeve po i godet më së shumti shtresat më të ndjeshme dhe nuk po shihet asnjë plan konkret nga ana e ekzekutivit për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.”

Ajo theksoi se ndërsa inflacioni zyrtar për muajin qershor është raportuar në 4.5%, në realitet gjendja ekonomike është shumë më dramatike, me rritje të ndjeshme në çmimet e ushqimeve, energjisë, shërbimeve shëndetësore dhe veshmbathjes.

“Këto nuk janë thjesht përqindje në tabela – janë kosto reale që rëndojnë mbi shpatullat e qytetarëve, të cilëve çdo ditë u zvogëlohet fuqia blerëse,” theksoi ajo.

Krahas situatës së rënduar ekonomike, Ismaili kritikoi ashpër edhe planifikimin buxhetor të Qeverisë, duke përmendur shpenzimet për pjesëmarrjen në EXPO 2027 në Beograd.

“Në kulmin e krizës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të harxhojë 1.8 milionë euro nga buxheti i shtetit për EXPO-n e Beogradit 2027, për logo, karrige, akomodime e promovime. Kjo është një tallje me qytetarët që mezi ia dalin të mbijetojnë,” deklaroi Ismaili.

Ajo theksoi se “inflacioni është një taksë e fshehur që rëndon më shumë mbi ata që kanë më pak,” ndërsa i rinjtë po largohen masivisht nga vendi për shkak të mungesës së shpresës dhe perspektivës. “Pensionistët nuk mund të përballojnë më jetesën. Kjo është një spirale që po i fundos të gjithë,” shtoi ajo.

Aleanca për Shqiptarët, në këtë kontekst, propozoi një paketë emergjente me masa konkrete, përfshirë:

  • Ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë dhe shërbimet shëndetësore;
  • Subvencionim të shtresave më të goditura nga inflacioni;
  • Mbështetje për prodhuesit vendorë për të frenuar varësinë nga importet;
  • Vendosje të mekanizmave për kontrollin e çmimeve dhe ndalim të spekulimeve në treg;
  • Llogaridhënie për keqpërdorimin e buxhetit dhe dështimin e politikave ekonomike.

Në përmbyllje të deklaratës, Ismaili tha:
“Aleanca për Shqiptarët nuk do të heshtë. Ne do të ngremë zërin për dinjitetin e qytetarëve dhe për politika që vendosin qytetarin në qendër të shtetit – jo interesat e një pakice të privilegjuar që jeton në luks.”

“Koha për veprim është tani – jo nesër.” Flaka

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 13:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?