Rruga Shkup – Bllacë, VLEN: Nis finalizimi i rrugës!

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 11:56

Rruga Shkup – Bllacë, VLEN: Nis finalizimi i rrugës!

Një nga projektet më të shumëpritura për shqiptarët – rruga që lidh Shkupin me kufirin në Bllacë – po hyn më në fund në fazën e saj përfundimtare. Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge strategjike.

Nga koalicioni qeverisës VLEN, i cili ka marrë përgjegjësinë për këtë sektor, thonë se kjo është një dëshmi konkrete për ndryshimin e qasjes ndaj projekteve të mëdha infrastrukturore.

“Pas zhvatjes së pafundme dhe ngecjes së qëllimshme nga qeverisjet e kaluara, më në fund po i japim fund manipulimeve me këtë projekt. Në vend të fasadës dhe propagandës, sot kemi veprim, vendosmëri dhe rezultate,” thuhet në njoftimin e VLEN.

Sipas këtij koalicioni, kjo rrugë nuk është vetëm një lidhje fizike me kufirin, por një simbol i asaj që quajnë “epoka e re e infrastrukturës shqiptare”.

“Vetëm një vit pas hyrjes në Qeveri, VLEN po prodhon zgjidhje dhe jo alibi, zhvillim dhe jo show politik. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për shqiptarët – epoka e llogaridhënies dhe punës konkrete,” thekson më tej kumtesa.

Projekti Shkup–Bllacë për vite të tëra ishte përdorur si mjet për fushata politike, pa ndonjë zhvillim real në terren.

“Për shumë vite me radhë, ky projekt u stërpërdor për marketing politik, por sot, situata ka ndryshuar. Me VLEN në qeveri, projektet nuk lihen më në harresë, ato ecin përpara. Zhvatja dhe propaganda ishin metodë pune. Por sot, VLEN ka sjellë ndryshimin,” thuhet në reagimin zyrtar.

Për VLEN, kjo rrugë përfaqëson më shumë sesa asfalt e beton:

“Kjo rrugë nuk është thjesht një lidhje infrastrukturore, por simboli i një fillimi të ri për shqiptarët: një rrugë drejt zhvillimit ekonomik, integrimit europian dhe respektit të ndërsjellë.”

Në fund të njoftimit, VLEN thekson vendosmërinë për të çuar përpara projektet reale dhe jo premtimet boshe:

“VLEN nuk premton për kamerë, VLEN vepron në terren. Po e kthejmë fjalën në vepër. Po i japim fund mashtrimit dhe stagnimit. Shkup–Bllacë, më afër se kurrë, sepse VLEN punon!”

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 11:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?