Gostivari hap zemrën për botën: Fillon edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar “Rudina Fest 2025

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 22:28

Gostivari hap zemrën për botën: Fillon edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar “Rudina Fest 2025

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, hapi zyrtarisht sonte edicionin e pestë të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Rudina Fest 2025”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore që promovon trashëgiminë folklorike dhe forcon lidhjet ndërkombëtare përmes artit dhe traditës.

Festivali do të zhvillohet nga 20 deri më 23 korrik, duke sjellë në Gostivar ansamble folklorike dhe grupe artistike nga: Spanja, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Edicioni i sivjetshëm nisi me programin artistik nga fshati Çegran, ndërsa netët finale do të mbahen në qendrën e qytetit të Gostivarit, më 22 dhe 23 korrik, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur të folklorit ndërkombëtar.

Në fjalimin e tij, kryetari Limani theksoi rëndësinë që ka ky festival për promovimin e kulturës, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkulturor:

“Festivalet si ‘Rudina Fest’ janë mundësi të jashtëzakonshme për të njohur traditat e popujve të ndryshëm dhe për të krijuar një atmosferë harmonike dhe bashkëpunuese mes komunitetit tonë dhe të huajve. Ky event është një mundësi për të pasur një verë të paharrueshme në Gostivar, ku kultura, muzika dhe vallja janë në qendër të çdo momenti.”

Publiku pati mundësinë të shijojë performanca të pasura me ngjyra, ritme dhe energji, duke përfshirë valle tradicionale, muzikë live dhe aktivitete që shpalosin shpirtin e gjallë të folklorit. Flaka

268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 22:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?