Paga mesatare neto në maj 2025 ishte afërsisht 745 euro

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 22:35

Paga mesatare neto në maj 2025 ishte afërsisht 745 euro

Neto-paga e paguar mesatare në muajin maj të vitit 2025 arriti në 45.796 denarë, që paraqet një rritje prej 11 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

“Kjo rritje i referohet, para së gjithash, rritjes së neto-pagës së paguar mesatare mujore në sektorët: Veprimtari financiare dhe të sigurimit (23.9%), Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim të automjeteve (15.1%) dhe Arsim (14.4%),” thuhet në raportin e ESHS.

Në krahasim me muajin prill, është regjistruar rritje mujore e pagës në disa sektorë të rëndësishëm ekonomikë.

“Rritja më e madhe mujore është shënuar në Veprimtari financiare dhe të sigurimit (13.5%), Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim automjetesh (5.4%) dhe në Sektorin e xehtarisë dhe nxjerrjes së gurëve (5.1%),” thekson Enti i Statistikave.

Ndërkohë, bruto-paga mesatare mujore për të punësuarit në maj ishte 68.859 denarë, sipas të dhënave të publikuara zyrtarisht. Flaka

266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 22:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
266
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?