Aksidente, dhunë dhe drogë – ngjarjet më të rënda të kronikës së zezë në Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 13:40 Përditësuar

Aksidente, dhunë dhe drogë – ngjarjet më të rënda të kronikës së zezë në Maqedoninë e Veriut

25 korrik 2025, rreth orës 22:50, në rrugën rajonale Zhelinë–Siriçinë, në rajonin e Tetovës, automjeti “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Sh. (19) nga fshati Shemshovë, doli nga rruga. Nga aksidenti, A.Sh. mori lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerja 14-vjeçare pësoi lëndime trupore, të konfirmuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendngjarje u krye ekspertizë nga SPB Tetovë.

Po atë ditë, SPB Shkup paraqiti kallëzim penal kundër S.J. (30) nga Shkupi, për prodhim dhe shpërndarje të drogës. Gjatë kontrollit të një veture “Volkswagen Passat”, u gjetën dhe u konfiskuan kokainë dhe marihuanë. Gjatë bastisjes në banesë, policia gjeti plumba dhe një peshore digjitale me mbetje amfetamine dhe kokaine.

Koçan, po më 25 korrik, rreth orës 20:00, R.A. (32) u arrestua pasi sulmoi fizikisht babanë e tij 62-vjeçar. Policia ndërhyri dhe do të ndjekë procedura përkatëse.

fshatin Konjsko të Ohrit, rreth orës 21:55, A.D. (43) nga Shkupi u privua nga liria pasi sulmoi me thikë dy punonjës të një hoteli dhe dëmtoi inventarin e hotelit. Do të përballet me kallëzim penal.

Sot, më 26 korrik 2025, në orën 04:40, në një lokal në rajonin e Qendrës në Shkup, M.A. (44) u arrestua për sjellje agresive ndaj policëve, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ngjashëm, në orën 01:05 në Sopishtë, u arrestua N.T. (33) për sjellje agresive ndaj policisë.

Gjorçe Petrov, më 25 korrik, në orën 22:20, u denoncua një përleshje fizike mes F.L.A. (25) dhe A.M. (25). Rasti është në procedim.

Në kufirin në Qafë Thanë, në orën 12:25 të së njëjtës ditë, u arrestuan D.K. (35) dhe E.A. (22) nga Shqipëria, pasi tentuan të korruptonin një polic kufitar duke vendosur para brenda dokumenteve të udhëtimit. Rasti do të ndiqet penalisht.

Më tej, më 26 korrik në orën 01:13, K.S. (18) nga fshati Lubanci denoncoi në SPB Shkup se është sulmuar fizikisht pranë Qendrës së Transportit në Shkup. Po ndërmerren masa hetimore.

Po kështu, në orën 01:45, në rajonin e Karposhit, D.V. (39) nga Shkupi u sulmua nga disa persona – policia po punon për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë, një burrë 42-vjeçar denoncoi se gruaja e tij, me të cilën është në procedurë divorci, e ka dhunuar fizikisht disa herë në periudhën 19–25 korrik. Rasti është dokumentuar dhe do të ndiqet.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 13:40 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?