Kryetari Limani nderon mërgimtarin Senad Mamudi – Erdhi nga Zvicra në Çegran me biçikletë

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 23:23

Kryetari Limani nderon mërgimtarin Senad Mamudi – Erdhi nga Zvicra në Çegran me biçikletë

VIDEO Në një ceremoni simbolike të zhvilluar në Çegran, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, nderoi mërgimtarin Senad Mamudi me mirënjohje për aktin e tij të pazakontë dhe frymëzues – udhëtimin me biçikletë nga Zvicra deri në Gostivar, transmeton Flaka

“Në vendlindjen e tij, në Çegran, pata kënaqësinë ta nderoj me mirënjohje mërgimtarin Senad Mamudi, i cili udhëtoi me biçikletë nga Zvicra deri në Gostivar. Ky ishte një akt i fuqishëm dashurie për vendlindjen, një mesazh frymëzues dhe ftesë simbolike për të gjithë mërgimtarët se rruga drejt atdheut duhet të jetë e shpeshtë dhe e hapur gjithmonë,” u shpreh Limani.

Siç raportoi edhe Flaka, Senad Mamudi përshkoi plot 1.600 kilometra për tetë ditë, duke nisur udhëtimin e tij nga Zvicra të shtunën e javës së kaluar dhe duke mbërritur në Çegran këtë të diel në mesditë. Me biçikletë, përmes motesh të ndryshme dhe sfidave të udhëtimit, Mamudi i dha një kuptim të ri fjalës “mërgimtar” dhe tregoi një lidhje të thellë me tokën e tij.

Ky gjest i rrallë është përshëndetur gjerësisht nga komuniteti dhe ka marrë vëmendje të veçantë si një shembull i përkushtimit, dashurisë për vendlindjen dhe frymëzimit për brezat e rinj në mërgatë. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 23:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?