BDI-Tetovë me akuza për keqmenaxhim në NPK “Tetova”: Punëtorët pa paga – ku shkojnë paratë publike?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 17:53

BDI-Tetovë me akuza për keqmenaxhim në NPK “Tetova”: Punëtorët pa paga – ku shkojnë paratë publike?

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së në Këshillin Komunal të Tetovës, Liridon Disha, ka dalë me akuza serioze ndaj udhëheqjes komunale dhe Ndërmarrjes Publike Komunale NPK “Tetova” – Tetovë, duke denoncuar keqmenaxhim dhe abuzim me fondet publike.

“Pavarësisht se buxheti i paraparë për NPK ‘Tetova’ është trefishuar gjatë vitit të fundit, punëtorët e kësaj ndërmarrjeje vazhdojnë të maltretohen në mënyrë të pafalshme – aktualisht me katër paga të papaguara dhe mbi një vit pa u paguar sigurim!”, deklaroi Disha.

Ai vuri në pah se, megjithëse gjatë vitit të kaluar buxheti i kësaj ndërmarrjeje ka arritur në 60 milionë denarë, punëtorët ende përballen me mospagimin e rrogave dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe pensionale.

“Nëse as buxheti prej 60 milionë denarësh nuk mjaftoi për të siguruar pagat bazë të punëtorëve, atëherë sa para do duhet të japin qytetarët e Tetovës që udhëheqësit e komunës të mjaftohen?”, pyeti Disha.

Sipas tij, ka dyshime serioze për rrjedhje fondesh dhe keqmenaxhim sistematik, ndaj bëri thirrje për hetim të menjëhershëm nga organet kompetente.

“Në xhepat e kujt përfundojnë paratë publike të NPK-së? A përfundojnë ato në duart e familjarëve, shokëve të partisë apo të të punësuarve fiktivë?”, shtroi ai pyetjen drejtuar kryetarit të komunës, Bilall Kasami.

BDI kërkon që të publikohet lista e punësimeve dhe pozitat e të punësuarve në ndërmarrje, si dhe të realizohet një auditim i pavarur financiar për të zbuluar shkeljet e mundshme.

“Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi – është abuzim i drejtpërdrejtë me paranë publike”, theksoi Disha.

Ai përfundoi duke bërë thirrje për transparencë të plotë, hetim prokurorial dhe përgjegjësi penale për çdo keqpërdorim:

“Punëtorët e ndershëm të NPK-së nuk e meritojnë këtë trajtim poshtërues. Tetovarët nuk meritojnë të zhvaten, të mashtrohen dhe të keqpërdoren për interesa politike apo familjare. Komuna e Tetovës duhet të japë llogari – tani!” Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 17:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?