Numri i të punësuarve në Maqedoni është ulur me mbi 17,000 persona – Ku shkuan ata?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2025 14:54

Numri i të punësuarve në Maqedoni është ulur me mbi 17,000 persona – Ku shkuan ata?

“Të dhënat e fundit janë alarmante, që kur VMRO-DPMNE mori pushtetin në vitin 2024, numri i të punësuarve në vend është ulur me mbi 17,000 persona”, theksoi Jovica Jankovic nga LSDM në një konferencë për shtyp.

Kjo, siç tha ai, nuk është vetëm statistikë. Kjo, sipas tij, është e vërteta pas mijëra fateve njerëzore, një numër i reduktuar vendesh pune, të rinj që largohen, shpresa të shkatërruara, varfëri në rritje.

“Kjo është dëshmi e kolapsit ekonomik, e kaosit në tregun e punës, e alienimit të plotë të qeverisë nga realiteti në të cilin jeton populli. Të rinjtë në Maqedoni e shohin shpëtimin jashtë, numri i të punësuarve është zvogëluar me 17,000. Të rinjtë në Maqedoni sot po paguajnë çmimin më të lartë për paaftësinë dhe arrogancën e Qeverisë së Hristijan Mickoskit”.

“Tregu i punës po zvogëlohet, popullsia produktive, dhe mbi të gjitha të rinjtë, po largohen, dhe sistemi i pensioneve është vënë në rrezik. Në vend që të krijojë kushte për vende të reja pune dhe të paguara mirë, për të mbajtur të rinjtë, Qeveria, me arrogancën e saj refuzon çdo propozim për rritjen e pagës minimale dhe stimulimin e rritjes së pagave”, tha Jankoviç.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2025 14:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.