Edicioni i katërt të Shkollës Verore – Limani: Risia e sivjetme, mësimi në gjuhën amtare për fëmijët e mërgimtarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Gusht, 2025 14:31

Edicioni i katërt të Shkollës Verore – Limani: Risia e sivjetme, mësimi në gjuhën amtare për fëmijët e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar sot për përfundimin me sukses të edicionit të katërt të Shkollës Verore, një projekt tashmë tradicional që ofron aktivitete edukative dhe argëtuese për nxënësit gjatë pushimeve verore.

Limani: Sivjet risi ishte mësimi në gjuhën amtare për fëmijët e mërgimtarëve
“Sot përfundoi me sukses Shkolla Verore 2025, ku nxënësit kishin mundësi të angazhohen edhe gjatë pushimeve në verë. Kjo shkollë, e cila organizohet për të 4-tin vit me radhë, krahas aktiviteteve sportive dhe edukuese, sivjet risi kishte edhe mësimin në gjuhën amtare, enkas për fëmijët e mërgimtarëve,” deklaroi Limani.

Kryetari shtoi se interesi i prindërve dhe fëmijëve ka qenë i madh, por synimi është që vitin e ardhshëm pjesëmarrja të rritet edhe më shumë.
“Shpresoj që edhe vitin e ardhshëm të ketë më shumë masivitet dhe nxënësit do ta kalojnë verën me bashkëmoshatarët në Shkollën Verore,” tha ai.

Shkolla Verore e Gostivarit përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh – nga sporti dhe arti, te mësimi i gjuhës dhe organizimi i lojërave të ndryshme edukative – duke synuar zhvillimin e aftësive sociale, kulturore dhe fizike të fëmijëve. Gostivari Sot

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Gusht, 2025 14:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.