Me rastin e 12 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Tetova u mbush me energji dhe entuziazëm nga të rinjtë e BDI-së në Tetovë. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë pozitive, duke reflektuar frymën e angazhimit rinor dhe shpresën për një të ardhme më të mirë për qytetin.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e Besëlidhjes, Bajram Rexhepi, i cili theksoi rolin e rëndësishëm të të rinjve si forcë ndryshuese në shoqëri.
“Sonte, Tetova me një energji ndryshe! Me të rinjtë e Besëlidhjes së Aleancës Kombëtare për Integrim – Tetovë, shënuam 12 Gushtin – Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. E ardhmja nuk vjen vetë, ajo ndërtohet nga guximi dhe ëndrrat e brezit të ri. Janë një gjeneratë që nuk pret, por vepron, dhe kjo është arsyeja pse besoj se Tetova ka përpara ditë më të mira”, u shpreh Rexhepi.
Ngjarja u cilësua si dëshmi e gatishmërisë së të rinjve për t’u përfshirë aktivisht në proceset shoqërore dhe politike, duke treguar se rinia mbetet një faktor kyç për zhvillimin dhe integrimin e Tetovës. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
12 Gusht, 2025 23:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.