24 vite pas Ohrit: Nga nderimi i sakrificës, te përkulja para Stoilkoviçit

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 08:45

24 vite pas Ohrit: Nga nderimi i sakrificës, te përkulja para Stoilkoviçit

Mbrëmë, 24 vjet pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – dokumentit që shpëtoi vendin nga gjakderdhja dhe hapi rrugën për të drejtat politike e kulturore të shqiptarëve – dy nga figurat të skenës politike shqiptare, Afrim Gashi dhe Orhan Murtezani, vendosën të na tregojnë një pamje tjetër: jo të kujtesës, jo të dinjitetit, por të servilizmit politik.

Në vend që të nderonin sakrificën e atyre që firmosën marrëveshjen, Gashi dhe Murtezani u gëzuan si “fëmijë” në ditëlindje për praninë e Ivan Stoilkoviçit – një politikan i njohur jo për respektin ndaj shqiptarëve, por për qëndrimet e tij të hapura anti-shqiptare dhe për përqafimin politik me Beogradin dhe Moskën. Në foto, njëri ia shtrëngon dorën me një buzëqeshje që të bën të pyesësh nëse po nderohej Marrëveshja e Ohrit apo po niste ndonjë marrëveshje tjetër… ndërsa tjetri shikon me syrin e tij “magjik” “liderin e madh”.

Stoilkoviç është i njëjti njeri që, sapo mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie mes Bashkësive, largoi dhjetëra shqiptarë nga puna. Ai ka të njëjtin mendim për luftën e UÇK-së si Mickoski – se luftëtarët tanë nuk janë heronj, por problem. Dhe pikërisht këtë njeri, dy politikanë shqiptarë zgjedhin ta admirojnë në një natë që supozohej të ishte përkujtim i sakrificës shqiptare.

Marrëveshja e Ohrit nuk u bë që pas 24 vitesh të shndërrohej në skenë ku shqiptarët e pushtetit rrinë të buzëqeshur krah atyre që u kanë hequr bukën nga goja dhe dinjitetin nga institucionet. Ky është përbuzim për çdo qytetar shqiptar që e ka ndjerë në shpinë diskriminimin.

E nëse Gashi e Murtezani menduan se mbrëmë po bënin diplomaci, në fakt po bënin vetëm një gjë: po i dërgonin mesazh shqiptarëve se kujtesa historike mund të shitet lirë, mjafton të ketë një karrige në pushtet. Dhe ky mesazh nuk ka nevojë për përkthim – është fyerje në çdo gjuhë. PressOnline

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Gusht, 2025 08:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.