Bujar Osmani prezanton programin gjithëpërfshirës për zhvillimin e sportit në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 11:20

Bujar Osmani prezanton programin gjithëpërfshirës për zhvillimin e sportit në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, prezantoi dje para sportistëve dhe punëtorëve të sportit një program gjithëpërfshirës për zhvillimin e sportit, i bazuar në analiza të detajuara dhe rekomandime nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Programi synon të adresojë mangësitë në sportin në Çair, përfshirë mungesën e strategjisë zhvillimore, sallat dhe fushat jofunksionale, qasjen e kufizuar për gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe mungesën e aktiviteteve dhe garave për të rinjtë.

“Kjo nuk është vetëm një listë projektesh, por një strategji me një vizion të qartë – Çairi të bëhet shembull i një mjedisi sportiv modern, të qasshëm dhe gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë dhe çdo qytetar ka mundësi për një jetë aktive dhe të shëndetshme,” – theksoi Osmani.

Programi parashikon:

  • Rinovimin e plotë të sallave ekzistuese sportive, si “Enver Idrizi”, “Vasil Glavinov”, “Imri Elezi” dhe “Liria”.
  • Legalizimin dhe rikonstruksionin e sallave “Shaban Tërstena” dhe “Partizani”, ku kjo e fundit do të shndërrohet në qendër moderne sportive multifunksionale që do të mbajë emrin e kampionit olimpik Shaban Sejdiu.
  • Ndërtimin e një salle të re sportive që do të mbajë emrin e boksierit Aziz Saliu.
  • Krijimin e fushave të hapura sportive dhe rregullimin e parqeve dhe oborreve të shkollave me përmbajtje sportive-rekreative.
  • Sigurimin e programeve dhe infrastrukturës së qasshme për personat me aftësi të kufizuara, gratë dhe të moshuarit.
  • Mbështetje financiare dhe bursa për sportistët e rinj të talentuar, si dhe mundësi për klubet sportive të aplikojnë për mjete komunale dhe fonde evropiane.
  • Themeltimin e klubeve të reja gjimnastike, atletike dhe xhudo, si dhe specializimin e shkollave sipas sporteve.

Programi përfshin gjithashtu aktivitete për edukatë fizike, Java e Sportit, liga sportive shkollore, turne dhe olimpiada komunale, si dhe krijimin e një Qendre për kërkime në sport, që integron shkencën, edukatën fizike dhe shëndetin.

“Prioritet në dy vitet e para do të jetë revitalizimi i plotë i objekteve ekzistuese sportive, nga çatitë dhe ndriçimi, deri te zhveshtoret dhe hapësirat sanitare,” – paralajmëroi Osmani.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e trajnimeve dhe asistencës teknike për klubet sportive në aplikimet për fonde evropiane dhe partneritete ndërkombëtare.

Ky program synon që Çairi të bëhet shembull i një mjedisi sportiv modern, gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Gusht, 2025 11:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?