Arsim Dalipi me fushatë ndryshe në Strugë

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 14:58

Arsim Dalipi me fushatë ndryshe në Strugë

Kandidati i Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim për Komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Strugës, ku theksoi se mbështetja e bashkëqytetarëve i jep forcë dhe kurajo për të vazhduar rrugën e tij politike.

“Sot, në qytetin ku linda e u rrita, ndjeva fuqinë e mbështetjes së njerëzve të mi. Çdo shtrëngim duarsh, çdo fjalë zemre, çdo buzëqeshje më dha kurajo e forcë të ec përpara,” u shpreh Dalipi.

Ai theksoi se Struga meriton më shumë dhe se angazhimi i tij nuk buron nga dëshira për pushtet, por nga dashuria për vendlindjen.

“Ky qytet meriton shumë. Struga meriton zhvillim, drejtësi dhe shpresë. Unë nuk garoj për pushtet – unë garoj për dashurinë që kam për këtë vend, për njerëzit me të cilët jam rritur, për rrënjët e mia,” tha Dalipi.

Kandidati i Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim shtoi se është i bindur se qytetarët struganë janë gati për një ndryshim të vërtetë.

“Sot ndjeva se jemi shumë. Jam me ju, dhe ju jeni me mua. Bashkë, me zemër e me besim – është koha për Strugën tonë!” përfundoi Dalipi. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 14:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?