Bujar Osmani prezantoi „Syri Qytetar“ – katër mekanizma kundër korrupsionit në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 09:45

Bujar Osmani prezantoi „Syri Qytetar“ – katër mekanizma kundër korrupsionit në Çair

„Çairi sot është një nga komunat më jotransparente në Maqedoni. Korrupsioni dhe nepotizmi e ngulfatin zhvillimin, ndërsa komuna është e uzurpuar nga ata që e udhëheqin. Në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, ata punojnë për interesat e tyre,“ – deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, gjatë prezantimit të platformës së tij për transparencë.

Ai tha se pas 19 tetorit kjo gjendje do të marrë fund.
„Nga më jotransparentja, Komuna e Çairit do të jetë në pesë komunat e para për transparencë,“ – porositi Osmani.

Duke e theksuar se „fjalët boshe ua lë kundërshtarëve“, Osmani tha se vetë do të dëshmojë me vepra. Për këtë qëllim ai prezantoi setin e ri të mekanizmave për luftë kundër korrupsionit dhe mbrojtje të interesit publik nën emrin „Syri Qytetar“.

„Ky set përfshin katër zgjidhje të reja që deri më tani nuk i ka futur asnjë komunë. Nuk mjafton vetëm të kesh dëshirë, por nevojiten edhe mekanizma të qartë,“ – tha Osmani.

Katër mekanizmat që përbëjnë „Syrin Qytetar“ janë:

  • Hapja publike e tenderëve – çdo hapje e ofertave për prokurime publike do të jetë publike, me transmetim direkt dhe me incizim të qasshëm në internet.
  • Monitorim i pavarur – OJQ dhe ekspertë të antikorrupsionit do të përfshihen në procesin e përzgjedhjes së ofertuesve në tenderët më të mëdhenj.
  • “Arka publike” – qytetarët do të mund të ndjekin online të hyrat dhe shpenzimet e komunës.
  • “Kontrolli AI” – futja graduale e inteligjencës artificiale për kontroll të procedurave dhe alarmim në rast shkeljesh ligjore.

„Me këto mekanizma konkrete dhe efikasë do të sigurojmë transparencë të vërtetë dhe do ta mbrojmë komunën nga korrupsioni. Kjo është angazhimi im ndaj qytetarëve të Çairit,“ – përfundoi Osmani.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 09:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?