Media: Yllka Nuredini – pas babait drejtor, rehaton me rrogë motrën në Ministrinë e Shëndetësisë

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 17:36

Media: Yllka Nuredini – pas babait drejtor, rehaton me rrogë motrën në Ministrinë e Shëndetësisë

Rasti i familjes Nuredini nga Dibra po ngre dyshime serioze për nepotizëm dhe favorizime politike në institucionet shtetërore, shkruan Top24. Pas punësimit të Yllka Nuredinit te Arben Fetai, tashmë edhe motra e saj, vetëm 18-vjeçare, është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa babai i tyre mban pozitën e drejtorit në një institucion publik.

Ky zinxhir punësimesh brenda të njëjtës familje ka hapur debate të forta rreth mënyrës se si funksionon sistemi i punësimeve në administratë dhe sa i kontrolluar është ky proces nga politika. Kritikat më të mëdha shkojnë në adresë të Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, nën drejtimin e të cilit ndodh ky rast, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe drejtësinë e konkursit publik.

Në një kohë kur qindra të rinj të kualifikuar mbeten pa punë ose detyrohen të emigrojnë për një vend pune të ndershëm, punësimi i një 18-vjeçareje në një ministri kyçe si ajo e Shëndetësisë shihet si shpërdorim i pushtetit dhe privilegj i pastër familjar.

Ky rast është vetëm edhe një tregues i kulturës së nepotizmit që vazhdon të minojë institucionet dhe të rrënojë besimin e qytetarëve në shtetin ligjor. Përgjegjësia politike bie mbi ministrin Aliu, i cili duhet të sqarojë publikisht se si është e mundur që familja Nuredini të “rezervojë vende pune” në institucionet shtetërore, ndërkohë që qytetarët e tjerë trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 17:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?